TRUMP I JEP “BEKIMIN” PAKTIT/ Arabia, Turqia dhe Pakistani krijojnë aleancën e re të mbrojtjes

TRUMP I JEP “BEKIMIN” PAKTIT/ Arabia, Turqia dhe Pakistani krijojnë aleancën e re të mbrojtjes

Presidenti amerikan Donald Trump ka mirëpritur marrëveshjen e re të përbashkët të mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit, duke e cilësuar atë një hap të madh dhe të rëndësishëm për sigurinë e Lindjes së Mesme. Marrëveshja, e nënshkruar më 7 gusht, parashikon që një sulm i armatosur ndaj njërit prej tre vendeve të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve. Pakti synon forcimin e bashkëpunimit ushtarak, shkëmbimin e inteligjencës, industrinë e mbrojtjes, stërvitjet e përbashkëta dhe koordinimin e kapaciteteve ushtarake. Trump deklaroi se është “shumë i lumtur” për marrëveshjen, duke e paraqitur atë si shenjë të afrimit mes vendeve të rajonit dhe të një përpjekjeje për të rritur aftësinë e tyre për vetëmbrojtje. Pakti është përshkruar si një mekanizëm mbrojtjeje kolektive, me disa ngjashmëri me...