Superstrada Tiranë-Durrës merr fytyrë të re, projekti gjigant po merr formë

Superstrada Tiranë-Durrës merr fytyrë të re, projekti gjigant po merr formë

Punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë–Durrës, një prej akseve më të ngarkuara dhe më strategjike të vendit, po hyjnë në një fazë vendimtare, ndërsa qeveria njofton se një pjesë e rëndësishme e projektit është përfunduar përpara afatit. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu publikoi pamje nga kantieri i Fazës III të zgjerimit të superstradës, duke bërë të ditur se punimet po vijojnë me ritme të larta për ta shndërruar këtë korridor në një infrastrukturë moderne, sipas standardeve evropiane. Sipas saj, projekti synon jo vetëm të lehtësojë qarkullimin në aksin që lidh Tiranën me Durrësin, por edhe të rrisë sigurinë rrugore dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të zonave përgjatë këtij korridori. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me mbikalimin e ri në Kashar, ku punimet për montimin e trarëve...