Nga ‘Policia e Shtetit’ te ‘Policia e të fortëve’/ Akuza tronditëse nga Myslim Murrizi
“POLICIA E SHTETIT ËSHTË KTHYER NË POLICI TË PUSHTETIT DHE TË TË FORTËVE.” Është kjo një nga akuzat e forta të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili ngre shqetësime për lidhjet që, sipas tij, ekzistojnë mes strukturave të Policisë së Shtetit, pushtetit dhe grupeve kriminale. Në një reagim publik, Murrizi pretendon se mbi 10 për qind e efektivëve të Policisë punojnë si roje pranë bizneseve të personave që ai i cilëson si “të fortë”, ndërsa paguhen nga shteti si punonjës policie. Sipas tij, problemi nis që nga mënyra e rekrutimit dhe emërimit të efektivëve në strukturat e policisë. Murrizi pretendon se gjatë fushatave elektorale individë të caktuar kanë kërkuar mbështetje për sigurimin e votave dhe më pas janë shpërblyer me poste në polici. “Të fortët nuk...
Burimi:
ntv.al