Shqipëria në flakë/ 27 zjarre në vetëm një ditë, 8 vatra ende jashtë kontrollit
33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 8 prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa 5 të tjera janë nën monitorim. Për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura me 100 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren ndodhen rreth 120 forca ushtarake, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Në Malin e Dajtit, në Tiranë, vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe ushtarake. Në operacion janë përfshirë 15 efektivë të MZSH-së, 10 forca të ADZM-së dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë. Sipas autoriteteve, zjarri nuk paraqet rrezik...
Burimi:
ntv.al