IRANI/ SKADON ULTIMATUMI 60 DITOR I DONALD TRUMP
Ka skaduar afati 60-ditor i vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë, por palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete. Afati ishte pjesë e një Memorandumi Mirëkuptimi të nënshkruar më 17 qershor nga presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian, pas më shumë se tre muajsh konflikti të ashpër. Marrëveshja e përkohshme synonte ndalimin e armiqësive dhe hapjen e rrugës për një marrëveshje përfundimtare që do t’i jepte fund konfliktit në disa fronte. Mes pikave kryesore ishte rihapja e Ngushticës së Hormuzit, lehtësimi i disa kufizimeve financiare ndaj Iranit dhe nisja e bisedimeve për programin bërthamor të Teheranit. Mosmarrëveshjet për Ngushticën e Hormuzit u rikthyen dhe në fund të qershorit pati sulme të reja...
Burimi:
ntv.al