‘Rama po centralizon pushtetin’, Alimehmeti: Reforma territoriale bëhet për interesa elektorale
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ilir Alimehmeti, në një intervistë televizive deklaroi se ndryshimet e reja territoriale synojnë centralizimin e mëtejshëm të pushtetit. Sipas Alimehmetit, reforma e vitit 2015 ka dështuar të rrisë efikasitetin dhe ka sjellë më pak shërbime për qytetarët, ndërsa administrata është zgjeruar. “Me zmadhim, nuk po na rritet efikasiteti, po na bie”, u shpreh ai. Alimehmeti kritikoi edhe kryetarët socialistë të bashkive që kundërshtojnë ndryshimet vetëm në momentin e fundit, duke i cilësuar reagimet e tyre si të motivuara nga interesa personale. Ai theksoi se shërbimet duhet të jenë sa më pranë qytetarëve dhe akuzoi qeverinë se po ndjek të njëjtën politikë centralizuese në disa fusha. Alimehmeti: Po e nis nga këtu në fund, ose këta po e vendosin, kështu që...
Burimi:
sot.com.al