PDK-ja mblidhet sërish para Qeverisë, akuzon Kurtin se po e mban peng shtetin! Refuzon takimin me Haxhiun

PDK-ja mblidhet sërish para Qeverisë, akuzon Kurtin se po e mban peng shtetin! Refuzon takimin me Haxhiun

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë edhe sot para ndërtesës së Qeverisë duke i kërkuar kryeministrit  në detyrë, Albin Kurtit të rikthehet në Kuvend “Edhe sot jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua politike”, thuhet në postimin në facebook. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca vazhdojnë me kërkesën për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, ndërsa akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të procesit. Të dielën, deputetët tentuan të hyjnë në sallën e Kuvendit, por dera ka qenë e mbyllur. Ligjvënësit e këtyre partive kanë thënë se me këtë veprim, shteti po mbahet në krizë. Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ftoi krerët e partive...