Shpërthen biznesi i airbnb, Vlora sfidon Tiranën, ja ku turistët po sjellin milionat
Tregu i qiradhënies afatshkurtër në Shqipëri po zgjerohet përtej destinacioneve tradicionale, ndërsa diferencat mes qyteteve po bëhen gjithnjë e më të dukshme sa i përket kërkesës, çmimeve dhe të ardhurave. Tirana vijon të jetë tregu më i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, e mbështetur nga turizmi, udhëtimet për biznes, eventet dhe vizitat e shkurtra. Por në muajt e verës, qytetet bregdetare marrin një avantazh të fortë, falë rritjes së kërkesës dhe tarifave ditore. Sipas të dhënave të AirDNA, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026, në Shqipëri ishin të listuara rreth 27.7 mijë njësi banimi për qira afatshkurtër. Pjesën më të madhe e zinte zona Vlorë–Sarandë, me rreth 10.2 mijë njësi, ose 37% të totalit. Tirana renditej e dyta me rreth 5.5 mijë apartamente, ndërsa Durrësi...
Burimi:
ntv.al