“Besoj te fitorja, ripërtëritja e partisë është vepra jonë madhështore”, Berisha: Ylli polar integrimi në BE

“Besoj te fitorja, ripërtëritja e partisë është vepra jonë madhështore”, Berisha: Ylli polar integrimi në BE

Partia Demokratike po zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar, ku kryetari Sali Berisha mbajti një fjalim para delegatëve, duke folur për rrugëtimin e opozitës dhe objektivat e saj politike. Berisha tha se vendimi për të marrë drejtimin e partisë erdhi vetëm nga besimi i tij në fitoren e ardhshme dhe nga mbështetja e demokratëve. “Unë u jap fjalën e nderit se kurrë nuk do merrja përsipër t’ju drejtoja ju po të mos besoja tek fitorja. Dhe besimi tek fitorja buronte nga guximi juaj, nga vendosmëria juaj, nga atdhetaria juaj”, u shpreh Berisha. Ai vlerësoi mbështetësit e PD-së për përballjen me një periudhë të vështirë politike dhe sulme të shumta ndaj opozitës, sipas tij. “Ndaj dhe për ta mbyllur këtë kapitull, unë dua të përulem me nderim...