Berisha takim me presidentin e IDU, Harper në Zagreb: Korrupsioni po mbrohet politikisht, mazhoranca pengoi…
Në kuadër të Forumit të International Democrat Union (IDU) në Zagreb, një delegacion i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha, dhe i Partisë Republikane, i kryesuar nga Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me Presidentin e IDU, Stephen Harper. Berisha shprehi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që IDU i ka dhënë Partisë Demokratike gjatë periudhave më të vështira politike në Shqipëri. Berisha ngriti para Presidentit Harper një sërë shqetësimesh serioze lidhur me gjendjen demokratike në Shqipëri, duke iu referuar vlerësimeve ndërkombëtare që e klasifikojnë vendin si ‘autokraci elektorale’. Në fokus të diskutimit ishin: -Mbrojtja politike e korrupsionit në nivele të larta, përfshirë rastin e Belinda Ballukut dhe refuzimin e shumicës socialiste për t’i hequr imunitetin, duke penguar kështu arrestimin e saj;-Ndikimi i...
Burimi:
sot.com.al