Berisha kopjon qeverinë, i nis punimet e Kuvendit me video me AI: Unë jam Skënderbeu, jo ai i Elisës!

Berisha kopjon qeverinë, i nis punimet e Kuvendit me video me AI: Unë jam Skënderbeu, jo ai i Elisës!

Punimet e Kuvendit të Partisë Demokratike nisën me një video të krijuar me inteligjencë artificiale. Për kreativitetin e tij, Berisha u frymëzua nga risitë në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama në fushën e përdorimit të AI. Në fillim të videos u shfaq heroi kombëtar Skënderbeu, përpjekje kjo për të ironizuar Ramën, i cili dikur është cilësuar nga Elisa Spiropali si “Skënderbeu i shqiptarëve”. Në video thuhet se avatari AI i PD ka kushtuar vetëm 100 euro jo 4 milionë euro sa ministrja Diella. “Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve. Në...