Barra e provës i kalon Prokurorisë! Zbardhet vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë mbi masën e sigurimit personal
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë zbardhur vendimin e plotë unifikues i cili sjell një kthesë në kriteret e caktimit të masave të sigurimit personal në Shqipëri. Përmes këtij vendimi, Gjykata e Lartë ka ndryshuar pjesërisht praktikën e vjetër të vitit 2011, duke vendosur standarde të reja që mbrojnë lirinë e individit dhe kufizojnë përdorimin automatik të masës “arrest në burg”. Tre shtyllat e vendimit të ri Ndryshimi i praktikës gjyqësore bazohet në tre parime kryesore që gjykatat duhet të zbatojnë tashmë në mënyrë të detyrueshme: Detyrimi për analizë reale të masave alternative: Gjykata nuk mund të mjaftohet më me arsyetimin se “arresti në burg” është i përshtatshëm. Ajo ka detyrimin ligjor të analizojë shprehimisht pse masat e tjera më të lehta (si...
Burimi:
javanews.al