Balla akuzon për ndërhyrje të huaja në protestën qytetare

Balla akuzon për ndërhyrje të huaja në protestën qytetare

Kryetari i grupit të socialistëve, Taulant Balla, pas mbledhjes tha para gazetarëve se nuk do të pranojnë një kërkesë të demokratëve për debat me mocion, lidhur me protestën. Balla deklaroi se protesta që nisi për shqetësimet mjedisore në Zvërnec nuk përfaqëson më kauzën fillestare. Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ai tha se respekton qytetarët që dolën në protestë për mbrojtjen e mjedisit dhe për dyshimet mbi respektimin e normave mjedisore në projektin e Zvërnecit, por sipas tij sot protesta është devijuar dhe është marrë peng nga interesa të tjera. Balla pretendoi se nëtë janë përfshirë elementë të lidhur me konkurrencën rajonale turistike dhe me ndërhyrje nga vende jo miqësore me Shqipërinë. Sipas tij, kauza për të cilën nisi protesta është lënë në harresë. “...