Avokati Daci kandidat për Këshillin e PD? Kaso sqaron situatën: Bëhet fjalë për një tjetër…
Gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, një reagim i papritur erdhi nga ana e juristit Jordan Daci. Ky i fundit gjeti emrin e tij në fletën e votimit si kandidat, por përmes një deklarate publike u shpreh se nuk ishte në dijeni për këtë. Pas kësaj deklarate, ka reaguar Ivi Kaso, i cili sot mban postin e kryetarit të komisionit drejtues të Kuvendit. Ai sqaron se bëhet fjalë për një tjetër person me të njëjtin emër dhe jo për avokatin e njohur. “Dua të sqaroj diçka në lidhje me kandidimin e avokatit Jordan Daci në listën e Këshillit kombëtar. Nuk bëhet fjalë për avokatin, por për një tjetër person, anëtar dhe kontribuues në PD, që ka të njëjtin emër dhe të njëjtin mbiemër”,...
Burimi:
javanews.al