“Arkivoli politik i Ramës”/ Lamallari: Pamje të neveritshme…

“Arkivoli politik i Ramës”/ Lamallari: Pamje të neveritshme…

Shfaqja e një arkivoli gjatë protestës së zhvilluar dje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të mazhorancës. Protestuesit e cilësuan simbolin si “arkivoli politik i Ramës”, ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e dënuan ashpër këtë veprim. Ministri Lamallari e konsideroi të papranueshme përdorimin e simboleve të vdekjes në një protestë, duke e cilësuar arkivolin si një akt që nxit urrejtje dhe përçarje. “Pamjet e arkivolit që shëtiste sot në bulevard janë të neveritshme. As si pankartë, as si dekor proteste apo për humor të zi nuk mund të përdoret kurrsesi. Për më tepër në sy të fëmijëve. Të tentosh të ndezësh qytetarët me simbolet e vdekjes është mjerim i madh politik...