Zjarri përfshin një hotel në Lungomare të Vlorës, 7 persona dërgohen në spital
Një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të godinës, dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodhej hoteli, si dhe në fasadën e pallatit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Ndërkohë, godina fillimisht është evakuuar për shkak të rrezikut. Si pasojë e zjarrit, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Sipas të dhënave paraprake, 7 persona janë transportuar në spital, ndërsa 3 prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Katër persona të...
Burimi:
gijotina.com