Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura! U hodhëm nga dritarja

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura! U hodhëm nga dritarja

Një pushues nga Polonia ka rrëfyer momentet e panikut gjatë zjarrit që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomaren e Vlorës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, 16 gusht. I riu tregon se gjithçka nisi kur ata u zgjuan nga gjumi pasi ndjenë një aromë të pazakontë dhe dëgjuan të bërtitura në hotel. “U zgjuam natën, nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura. U hodhëm nga dritarja, thirrëm për ndihmë. Kaq. Jam nga Polonia. Ora ishte rreth 4 e mëngjesit”, rrëfen ai. Zjarri në hotelin “Brooklyn” ka shkaktuar disa të plagosur, ndërsa një pjesë e tyre u detyruan të hidheshin nga kati i dytë për t’i shpëtuar flakëve. Sipas shefit të Reanimacionit, Edmond Breshanaj, tre prej pacientëve kishin pësuar djegie të rënda, ndërsa dy të...