Allajbeu mohon lidhjen me tenderin e ri të dializës/ Çfarë tregojnë dokumentet për kontratat në shëndetësi
Biznesmeni Klodian Allajbeu ka mohuar publikisht se ai, Spitali Amerikan apo kompani të lidhura me të kanë interes në procedurën e re për shërbimin e hemodializës. Reagimi erdhi pas akuzave të drejtuesit të Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, i cili ngriti dyshime se tenderi i ri, i përllogaritur sipas tij në rreth 50 milionë euro, mund të favorizojë sërish subjekte private të lidhura me Allajbeun. Ky është një pretendim politik dhe deri tani nuk ka prova publike që përcaktojnë fituesin e procedurës së re. Allajbeu deklaron se nuk ka interes të marrë pjesë në garë dhe se prej “më shumë se tetë vitesh” nuk ka më pronësi apo rol në koncesionin e hemodializës. Por pikërisht këtu dokumentet publike hapin një pyetje. KONCESIONI 8.6...
Burimi:
ntv.al