Situata me zjarret në Shqipëri/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive

Situata me zjarret në Shqipëri/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive

43 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 10 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 3 të tjera janë nën monitorim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Malin e Dajtit po vijon puna për shuarjen e zjarrit dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim. Në Abaze të Krujës zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët dhe pa rrezik për zonat e banuara, ndërsa vatra në Zidoll është në monitorim. Nga ana tjetër, në Gurë-Lurë po vijon një nga operacionet më të mëdha. Hapja e korridoreve ka ndaluar avancimin e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.