Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodhëm nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Vlorën, ku një hotel është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, 7 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim në spital. Mes të lënduarve është edhe një pushues nga Kosova, i cili ka rrëfyer momentet e frikshme të ngjarjes. Nga barela e spitalit, ai tha se gjithçka ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit. Sipas tij, pushuesit kanë qenë në gjumë kur kanë vënë re tymin që kishte përfshirë ambientet e hotelit. Ata kanë dalë në korridor, por situata është bërë e rrezikshme për shkak të tymit të dendur. Në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve, pushuesit janë mbyllur në dhomë dhe më pas kanë dalë në ballkon. Por edhe aty janë përballur...
Burimi:
gijotina.com