Natë tmerri! Përfshihet nga flakët një hotel në Lungomare në Vlorë, 7 persona dërgohen në spital
Një hotel në Lungomare në Vlorë është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, 7 persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 3 prej tyre janë dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Flakët kanë nisur nga lokali në katin e parë të ndërtesës dhe janë përhapur edhe në katin e dytë, ku ndodhet hoteli. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
sot.com.al