Nënshkruhet marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Poloninë
Shqipëria e mirëpret nënshkrimin nga presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes dy vendeve. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm që u garanton qytetarëve shqiptarë njohjen e periudhave të punës dhe transferimin e kontributeve të tyre shoqërore edhe në Poloni. Kjo marrëveshje i bashkohet marrëveshjeve të ngjashme që Shqipëria ka lidhur me vende si Italia, Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Zvicra, Hungaria, Kanadaja dhe të tjera. Sipas MEPJ-së, marrëveshja garanton më shumë të drejta e mundësi për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Burimi:
sot.com.al