Qiraja afatgjatë fiton terren, ndërsa ajo ditore po humbet avantazhin

Qiraja afatgjatë fiton terren, ndërsa ajo ditore po humbet avantazhin

Kalimi masiv i apartamenteve drejt qiradhënies ditore uli ofertën për banim afatgjatë dhe ushtroi presion të fortë mbi çmimet në Tiranë. Në 6-mujorin e parë të vitit 2026, qiraja mesatare për apartamentet 1+1 arriti në 590 euro në muaj, ndërsa për banesat 2+1 në 954 euro, me rritje përkatësisht 4.4% dhe rreth 26% krahasuar me një vit më parë. Në disa zona qendrore, rritja ishte shumë më e fortë, ndërsa edhe periferia po ofron gjithnjë e më pak alternativa të përballueshme. Agjentët imobiliarë e lidhin shtrenjtimin me kombinimin e kërkesës së lartë, ofertës së kufizuar dhe orientimit të shumë pronave drejt Airbnb dhe platformave të ngjashme. Për 6-mujorin 2026, në të gjithë vendin numëroheshin rreth 27.7 mijë njësi të listuara për qira ditore, nga vetëm...