‘Më zgjoi e fejuara, pamë vetëm tym e zjarr’/ I riu nga Kosova: U hodhëm nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve
Luan Salihu, 21 vjeç, është një nga personat i cili u lëndua si pasojë e rëniës së zjarrit në hotelin "Brooklyn" në Vlorë. Gjatë një prononcimi për mediat, Salihu ka rrëfyer momentet kur e ka kuptuar se hoteli në të cilin po qëndronin ishte përfshirë nga flakët. Ai është shprehur se ka qenë ora 4 e mëngjesit, ku ai dhe e fejuara e tij kanë vënë re tymin. Pas kësaj ata janë hedhur nga ballkoni, por gjatë rënies ka dëmtuar këmbën. “Jam nga Lipjani. Ishim në gjumë, ora 3, gati 4. Kërcitje, e fejuara u çua e para, më tha çohu nga gjumi se s’di ç’ka ndodhur. U çuam të dilnim nga dera, ishte tym, hyri tymi brenda. Dolëm nga ballkoni, ishte flakë e tym, kishte...
Burimi:
syri.net