Hotele me ‘certifikatë’ kundër zjarrit, por njerëzit hidhen nga dritaret! Kush mban përgjegjësi për jetët e turistëve në Vlorë?
Zjarri që përfshiu një hotel në Lungomare të Vlorës dhe la disa persona të plagosur ka rikthyer në qendër të vëmendjes një pyetje të rëndë: kush kontrollon realisht sigurinë e hoteleve dhe kush mban përgjegjësi kur dokumentet thonë se një objekt është i sigurt, ndërsa në realitet njerëzit përballen me flakët pa rrugëdalje? Sipas të dhënave të raportuara për ngjarjen, pasojat janë të rënda. Një vajzë 25-vjeçare raportohet se ka pësuar djegie në rreth 100 për qind të trupit, ndërsa një tjetër person është dëmtuar me djegie në rreth 80 për qind të trupit. Disa persona të tjerë janë lënduar pasi, për t'u shpëtuar flakëve, janë detyruar të hidhen nga dritaret e hotelit. Pamjet dhe dëshmitë nga ngjarja ngrenë një pikëpyetje të madhe për mënyrën...
Burimi:
syri.net