Prrenjasi kundër bashkimit me Librazhdin, qytetarët protestojnë: Bashkia duhet të mbetet më vete

Prrenjasi kundër bashkimit me Librazhdin, qytetarët protestojnë: Bashkia duhet të mbetet më vete

Qytetarët e Prrenjasit kanë protestuar sërish mbrëmjen e së shtunës kundër reformës së re territoriale, e cila parashikon bashkimin e Bashkisë Prrenjas me Bashkinë Librazhd. Banorët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kësaj nisme, duke renditur një sërë arsyesh se përse, sipas tyre, Prrenjasi duhet të vijojë të funksionojë si njësi e veçantë vendore. Ata kanë kërkuar reflektim nga institucionet përgjegjëse, duke argumentuar se bashkimi me Librazhdin mund të sjellë pasoja të mëtejshme për qytetin dhe zonat përreth. Një nga argumentet kryesore të protestuesve është se arsyet e paraqitura në dokumentin e reformës territoriale nuk qëndrojnë. Sipas tyre, performanca e Bashkisë Prrenjas, resurset natyrore, pasuritë kulturore dhe potenciali ekonomik i territorit tregojnë se kjo bashki ka kapacitetet e nevojshme për të vijuar ekzistencën si njësi...