Grabitje në muzeun e Mesinës, vidhen katër kryevepra të Antonello da Messina
Tre nga pesë panelet e Poliptikut të San Gregorios dhe një tablo e dyanshme me Madonën dhe Krishtin janë vjedhur në Muzeun Rajonal të Mesinës. Hajdutët kanë arritur të anashkalojnë sistemet e alarmit dhe të sigurisë. Prokuroria ka nisur hetimet. Një grabitje e bujshme ka tronditur Mesinën. Mbrëmjen e 15 gushtit, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në Muzeun Rajonal Interdisiplinar të Mesinës, MuMe, dhe kanë vjedhur katër vepra të atribuuara mjeshtrit të Rilindjes, Antonello da Messina. Mes veprave të zhdukura janë tre nga pesë panelet e Poliptikut të San Gregorios, si dhe një tablo e dyanshme që paraqet Madonën dhe Krishtin në Pietà. Kjo e fundit është nxjerrë nga një vitrinë e blinduar. Sipas të dhënave paraprake, grabitësit kanë vepruar rreth orës 21:50, duke...
Burimi:
syri.net