Syri TV/ Masivi shkëmbor rrezikon drejtuesit në rrugën Ura e Dragotit–Këlcyrë
Masivi shkëmbor mbi segmentin rrugor Ura e Dragotit–Këlcyrë vijon të përbëjë rrezik serioz për drejtuesit e mjeteve, ndërsa zgjidhja e problematikës mbetet ende pa një afat konkret. Në një përgjigje zyrtare, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) pranon se problemi nuk mund të zgjidhet pa ndërhyrje të specializuara, që kërkojnë edhe përdorimin e shpërthimeve të kontrolluara. Për këtë arsye, çështja i është përcjellë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila e ka dërguar për vlerësim pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, deri në nisjen e ndërhyrjes, drejtuesit e mjeteve vijojnë të qarkullojnë çdo ditë në këtë segment rrugor, nën rrezikun e rënies së shkëmbinjve.
Burimi:
syri.net