Në kërkim ndërkombëtar/ Tre të arrestuar, mes tyre edhe i dyshuari për vrasjen e Devi Kasmit

Në kërkim ndërkombëtar/ Tre të arrestuar, mes tyre edhe i dyshuari për vrasjen e Devi Kasmit

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ka finalizuar tre raste të reja të lokalizimit, arrestimit dhe ekstradimit të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale. Në Rinas është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, 43-vjeçari Bujar Buja, lindur në Gjakovë dhe banues në Amsterdam. Ai kërkohet nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas hetimeve të autoriteteve spanjolle, Buja dyshohet se ka qenë i përfshirë në transportin e kokainës në kuadër të një organizate kriminale aktive në Spanjë. Ndërkohë, në Rumani është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë 49-vjeçari Aurel Hoxhallari, lindur në Tiranë. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për disa vepra të rënda penale, përfshirë vrasje me...