U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeçarja në Itali! Partneri shqiptar arrestohet në portin e Barit
Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare është shoqëruar nga karabinierët në Bari, pasi partnerja e tij, Ornella Forastefano, 46 vjeçe, humbi jetën në rrethana që po hetohen nga autoritetet italiane. Sipas mediave vendase, ai ishte personi mbi të cilin u përqendruan dyshimet që në orët e para pas ngjarjes. 46-vjeçarja u gjet gjatë natës pranë urgjencës së spitalit në Trebisacce, në provincën e Kozencës. Mjekët ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, por ajo nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda. Sipas hetimeve paraprake, një nga pistat kryesore është se gruaja është rrahur brutalisht dhe më pas është lënë pranë spitalit. Fillimisht karabinierët nisën kërkimet për partnerin e saj, ndërsa paraditen e së dielës ai u lokalizua në në portin e Barit ku ishte bërë...
Burimi:
vizionplus.tv