Nga SHBA në Ballkan, zjarret përhapen me shpejtësi/ Mijëra banorë evakuohen

Nga SHBA në Ballkan, zjarret përhapen me shpejtësi/ Mijëra banorë evakuohen

Bota E Diel, 16 Gusht 2026 12:27 Shtetet e Bashkuara u përballën të shtunën me një situatë të rënduar nga zjarret, duke kaluar në nivelin më të lartë të gatishmërisë. Sipas autoriteteve federale, në vend u raportuan 149 incidente aktive, përfshirë 88 zjarre të mëdha që vijonin të ishin jashtë kontrollit, ndërsa rreth 29 mijë e 400 forca ishin angazhuar në operacione. Gjendja më problematike paraqitet në veriperëndim të SHBA-së, veçanërisht në Oregon dhe Uashington, ku vijojnë evakuimet e banorëve dhe kufizimet në qarkullimin rrugor. Edhe Kanadaja po përballet me vatra të mëdha zjarri. Në Kolumbinë Britanike, zjarri “Bald Range” ka përfshirë mbi 20 mijë hektarë, duke detyruar autoritetet të lëshojnë urdhra të rinj evakuimi për disa komunitete. Në zona të tjera, banorët kanë nisur...