Zjarr i rëndë në hotel në Vlorë, 7 të plagosur, një vajzë në gjendje kritike
Një zjarr i rëndë ka përfshirë orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në zonën e Lungomares në Vlorë, duke shkaktuar plagosjen e shtatë personave. Të dëmtuarit fillimisht morën ndihmën e parë në ambientet e Spitalit të Vlorës. Pesë prej tyre u transportuan më pas drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor. Shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj, detajoi se dy persona janë dërguar në Spitalin e Traumës, tre në departamentin e djegieve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ndërsa njëri po trajtohet në repartin e Kirurgjisë në Vlorë. Gjendja shëndetësore e një vajze mbetet kritike, pasi ka pësuar djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit. Një pushues nga Kosova, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, rrëfeu nga barela...
Burimi:
kohajone.com