Tragjedi në Itali, 26-vjeçari plagos me thikë motrën dhe humb jetën pasi bie nga dritarja
Bota E Shtunë, 15 Gusht 2026 19:03 Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e San Teodoro, në Itali, ku një 26-vjeçar ka plagosur me thikë motrën e tij 18-vjeçare dhe pak më vonë ka humbur jetën pasi ka rënë nga dritarja e banesës. Ngjarja është regjistruar më 15 gusht, pak para orës 14:00, në Largo San Francesco da Paola. Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga mediat italiane, i riu ishte përfshirë në një debat me motrën e tij, i cili më pas ka përshkallëzuar. Gjatë konfliktit, 26-vjeçari dyshohet se ka përdorur një thikë dhe ka goditur motrën, duke i shkaktuar plagë. E reja është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve të para, gjendja e saj shëndetësore nuk...
Burimi:
kohajone.com