Dasma më virale në rrjet/ Sam dhe Rinesa Muleci festojnë dashurinë mes traditës dhe surprizave
Showbiz E Shtunë, 15 Gusht 2026 14:12 Sezoni i dasmave është kthyer në një event të rëndësishëm në atë që e quajmë viralitet. Sam dhe Rinesa Muleci, janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të momentit në rrjetet sociale, pas dasmës së tyre madhështore që tërhoqi vëmendjen e publikut shqiptar. Edhe pse jetojnë në Austri, çifti me origjinë nga Kosova ka dëshmuar se largësia nuk i ka bërë të harrojnë traditat shqiptare, as Drenasin. Nga marrja e nuses dhe deri tek festa e madhe, çdo moment i ceremonive të tyre ka qenë i mbushur me emocione, elegancë dhe elemente të forta të traditës, duke e bërë dasmën një prej ngjarjeve më virale të ditëve të fundit. Një vëmendje të veçantë morën edhe surprizat...
Burimi:
kohajone.com