Zjarret përfshijnë Europën Jugore, situatë alarmante në Kroaci dhe Greqi

Zjarret përfshijnë Europën Jugore, situatë alarmante në Kroaci dhe Greqi

Bota E Shtunë, 15 Gusht 2026 15:09 Zjarret që kanë përfshirë disa vende të Europës vijojnë të shkaktojnë situata alarmante, ndërsa autoritetet dhe ekipet e emergjencës po luftojnë për të frenuar përhapjen e flakëve. Një nga vatrat më problematike ndodhet në Kroaci, ku gjatë gjithë natës ka vazhduar beteja me zjarrin pranë Brbinjit, në ishullin Dugi Otok. Flakët shpërthyen mbrëmjen e së premtes dhe u përhapën me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta, erërave dhe bimësisë së dendur. Në operacion janë angazhuar rreth 100 zjarrfikës, të cilëve gjatë natës iu bashkuan edhe 50 efektivë të tjerë së bashku me 17 mjete zjarrfikëse të transportuara në ishull. Sipas autoriteteve, zjarri është ndarë në dy fronte aktive, njëri rreth një kilometër i gjatë dhe tjetri afro...