Tërmeti trondit Spanjën! Dëme në ndërtesa dhe makina, panik te banorët

Tërmeti trondit Spanjën! Dëme në ndërtesa dhe makina, panik te banorët

Një tërmet me magnitudë 5.0 ka tronditur qytetin spanjoll të Granadës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe automjete. Epiqendra ishte në zonën e Alhendín, në jug të Granadës, pak pas orës 01:00. Lëkundjet shkaktuan rënien e copave nga fasadat dhe dëmtime në disa makina, ndërsa shërbimet e emergjencës u angazhuan për të kontrolluar ndërtesat e prekura dhe për të nxjerrë disa persona nga objekte të dëmtuara. /vizionplus.tv