Pas tërmetit të parë me 38 viktima, një tjetër tërmet i fuqishëm trondit Indonezinë
Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë të Rihterit goditi Sumatrën Veriore të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS). Më parë, Qendra Gjermane e Gjeoshkencave (GFZ) e kishte matur dridhjen me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter . Ky është tërmeti i dytë i fortë që godet Indonezinë brenda pak orësh. Epiqendra e tërmetit të dytë ishte në Pematangsiandar, 126 kilometra nga kryeqyteti Medan në Indonezinë perëndimore. Thellësia fokale e tërmetit u mat në 158 kilometra. Tridhjetë e tetë persona humbën jetën nga tërmeti i mëparshëm me magnitudë 7.7 ballë që goditi Indonezinë lindore disa orë më parë. Arkipelagu i gjerë indonezian përjeton aktivitet të shtuar dhe të shpeshtë sizmik dhe vullkanik për shkak të vendndodhjes së tij në Unazën e Zjarrit të Paqësorit. Ndërkohë, një...
Burimi:
ntv.al