Tentoi të vriste Mir Bitocin në një lokal, policia arreston autorin

Tentoi të vriste Mir Bitocin në një lokal, policia arreston autorin

Policia e Elbasanit ka arrestuar personin e dyshuar si autor të tentativës për vrasjen e Mir Bitocit, ngjarje e ndodhur mesditën e kësaj të shtune në një lokal në Elbasan. Sipas të dhënave paraprake, autori ndodhej brenda lokalit ndërsa Bitoci po përgatitej të largohej. Në momentin që ai ka dalë jashtë, i dyshuari e ka ndjekur nga pas dhe i është afruar, duke i vendosur armën e zjarrit në pjesën e pasme të kokës. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin e incidentit. Dyshohet se autori ka tentuar të qëllojë, por arma mendohet se është bllokuar. Kjo i ka dhënë mundësi Bitocit të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia ka ndërhyrë menjëherë pas ngjarjes dhe ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin...