Dy makina përplasen me njëra tjetrën, lëndohet rëndë njëri prej shoferëve

Dy makina përplasen me njëra tjetrën, lëndohet rëndë njëri prej shoferëve

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Lushnje, në vendin e quajtur Ura e Mbrostarit. Në aksident janë përfshirë një automjet tip Fiat, me drejtues shtetasin L. Xh., dhe një automjet tip Volkswagen. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe pasagjeri. Të plagosurit, shtetasi E. T. dhe djali i tij i mitur, janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ndërsa vijon puna për normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.