Martesa sekrete prej 35 milionë euro/ Kontrata paramartesore e CR7 dhe Georgina
Detaje të reja po dalin nga prapaskenat e martesës sekrete mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez, e cila, sipas raportimeve të mediave portugeze, u zhvillua më 11 gusht në një ceremoni tejet të rezervuar. Sipas të përditshmes portugeze Jornal de Noticias, ceremonia u mbajt në një vilë në Cascais, me vlerë rreth 35 milionë euro, në pronësi të çiftit. Në ceremoni ishin vetëm katër dëshmitarë, ndërsa të pranishëm ishin edhe pesë fëmijët e Ronaldos dhe Georginës. Eventi ishte organizuar në mënyrë private dhe, sipas raportimeve, paraprihej nga një marrëveshje paramartesore e firmosur një ditë para ceremonisë, më 10 gusht. Në bazë të marrëveshjes, çifti ka zgjedhur regjimin e ndarjes së pasurisë dhe ka vendosur të ruajë mbiemrat që mbante përpara martesës. Ceremonia u drejtua nga...
Burimi:
ntv.al