“DY TIGRAT” NË VLORË, KESH HAP TENDER TË RI 1.85 MILIARDË LEKË – SA KANË PRODHUAR DHE SA KANË KUSHTUAR?

“DY TIGRAT” NË VLORË, KESH HAP TENDER TË RI 1.85 MILIARDË LEKË – SA KANË PRODHUAR DHE SA KANË KUSHTUAR?

Dy termocentralet lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3” rikthehen në qendër të vëmendjes për faturën e tyre financiare. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur një procedurë të re prokurimi me fond limit 1.855 miliardë lekë pa TVSH, për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre për dy vitet e ardhshme. Procedura mban objektin “Operim dhe Mirëmbajtje e Asetit Gjenerues Termik, Vlorë” dhe parashikon një kontratë me kohëzgjatje 731 ditë. Afati për dorëzimin e ofertave është 15 shtator 2026, çka do të thotë se aktualisht nuk kemi ende një kompani fituese dhe as një kontratë të lidhur në vlerën e fondit limit. Sipas dokumentacionit teknik të raportuar për procedurën, shërbimi nuk kufizohet vetëm te mirëmbajtja rutinë. Operatori që do të përzgjidhet duhet të sigurojë operimin, mirëmbajtjen e planifikuar dhe...