Avokati Edmond Petraj: Shteti nuk mund të jetë i shpejtë për burgun dhe i ngadaltë për lirinë
Avokati Edmond Petraj ka ngritur një shqetësim të fortë mbi mënyrën se si institucionet e drejtësisë ekzekutojnë vendimet që lidhen me privimin dhe rikthimin e lirisë së qytetarëve. Në reagimin e tij, Petraj ngre pyetjen nëse sistemi funksionon me dy standarde, duke vepruar me shpejtësi kur duhet arrestuar apo burgosur një person, por duke u përballur me burokraci dhe vonesa kur një vendim gjykate kërkon lirimin e tij. Sipas avokatit, një qytetar nuk duhet të qëndrojë asnjë minutë më shumë në burg nëse ekziston një vendim gjyqësor i ekzekutueshëm për lirimin dhe nuk ka një bazë tjetër ligjore që justifikon vazhdimin e ndalimit. Petraj thekson se një situatë e tillë nuk mund të trajtohet thjesht si vonesë administrative. “Një orë burg pa bazë ligjore nuk...
Burimi:
ntv.al