Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra
Të paktën 11 persona u vranë nga sulmet izraelite në jug të Libanit, në një nga ditët më të përgjakshme që prej njoftimit të një marrëveshjeje synonte uljen e tensioneve, ne muajin qershor. Kryeministri libanez, Nawaf Salam, tha se shtatë persona u vranë në një sulm ndaj një banese në periferi të Ansarit. Mes viktimave raportohet se janë tre fëmijë dhe dy gra. Autoritetet bënë me dije se në banesë strehoheshin familje të zhvendosura. Më vonë, një tjetër seri sulmesh goditi qytetin Deir al-Zahrani, ku katër persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë. Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur atë që e cilësoi si “infrastrukturë terroriste të Hezbollahut”, në përgjigje të një veprimi të mëparshëm kundër ushtarëve izraelitë....
Burimi:
javanews.al