Ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit pas tërmetit të fuqishëm në Indonezi
Ekipet e shpëtimit në Indonezi vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin të shtunën dhe la të paktën 47 persona të vdekur. Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 me orën lokale (22:00 GMT të premten), në një thellësi prej rreth 15 kilometrash, njoftoi Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së Indonezisë. Sipas të dhënave paraprake të Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), më shumë se 900 shtëpi dhe qindra ndërtesa të tjera janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe 341 lëkundje pasuese. Megjithatë, përmasat e plota të katastrofës mbeten ende të paqarta. Situata u rëndua edhe nga raportimi për një tërmet të dytë me magnitudë 6.9 në një tjetër pjesë të Indonezisë, duke rikujtuar...
Burimi:
syri.net