Dështon tentativa e dytë e emigrantëve marokenë për të hyrë në Ceuta

Dështon tentativa e dytë e emigrantëve marokenë për të hyrë në Ceuta

Policia marokene ka arrestuar 111 persona teksa po përpiqeshin të hynin në territorin spanjoll të Ceutës në Afrikën e Veriut, mes masave të shtuara të sigurisë në të dyja anët e kufirit. Përpjekja për të kaluar kufirin të shtunën ndodhi dy javë pasi më shumë se 72,000 emigrantë u dyndën drejt Ceutës, duke shkaktuar tensione brenda BE-së dhe duke nxitur retorikën kundër emigracionit nga partitë e ekstremit të djathtë në mbarë botën. Të paktën 96 persona humbën jetën duke u përpjekur të arrinin në territorin evropian. Një burim nga Ministria e Brendshme e Marokut i tha agjencisë së lajmeve Reuters se të arrestuarit përfshinin 109 emigrantë nga Afrika subsahariane dhe dy marokenë, të arrestuar në qytetin Fnideq ose në zonat përreth tij. Fnideq është qyteti maroken që...