Tragjedi në Hungari/ Përmbyset autobusi, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur, dyshohet se shoferi ra në gjumë
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 10 të tjerë janë plagosur pas përmbysjes së një autobusi polak në një autostradë në lindje të Hungarisë. Aksidenti ndodhi në orët e para të së dielës, pranë qytetit Mezőkeresztes. Sipas policisë, autobusi po udhëtonte në autostradën M3 në drejtim të qytetit Nyíregyháza, kur doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal duke u përmbysur. Agjencia shtetërore e lajmeve MTI raportoi se në autobus ndodheshin 57 pasagjerë dhe dy drejtues mjeti. Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë autobusin e përmbysur në një kanal. Xhamat e tij janë thyer, ndërsa bagazhet dhe valixhet e pasagjerëve janë shpërndarë përreth. Sipas policisë hungareze, autobusi doli nga një segment i drejtë i autostradës dhe përfundoi në kanal. Hetimet paraprake...
Burimi:
javanews.al