Dron i paidentifikuar pranë kufirit me Moldavinë, ndërhyjnë avionët e NATO-s
Dy avionë luftarakë spanjollë F-18 kanë interceptuar dhe rrëzuar një dron të paidentifikuar pranë kufirit të Rumanisë me Moldavinë, njoftoi ministri rumun i Mbrojtjes, Radu Miruță. Avionët spanjollë, të vendosur në Rumani në kuadër të një misioni të NATO-s, ishin në gatishmëri dhe morën autorizimin për të ndërhyrë rreth orës 04:44 të mëngjesit të së dielës. Droni u pikas rreth 24 kilometra në veri të qytetit Galați. Sipas autoriteteve rumune, origjina e dronit ende nuk është përcaktuar. Ai u interceptua dhe u shkatërrua në zonën mes qyteteve Băleni dhe Cudalbi, në juglindje të Rumanisë, pranë kufirit me Moldavinë. Ministri Miruță përgëzoi pilotët spanjollë dhe personelin ushtarak rumun që drejtonte operacionin. Ai theksoi se Rumania po mbron hapësirën e saj ajrore dhe se ka mbështetjen e...
Burimi:
javanews.al