Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 5 pacientë janë dërguar drejt Tiranës, një vajzë në gjendje të rëndë
Shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj, ka folur rreth gjendjes shëndetësore të personave të plagosur, si pasojë e zjarrit që përfshiu hotelin në Vlorë. Gjatë një prononcimi për mediat, Breshanaj u shpreh se gjashtë kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, ku pesë prej tyre janë dërguar për trajtim më të specializuar në Tiranë, Sipas tij, dy janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe tre të tjerë në repartin e djegieve, ndërsa shtoi se të plagosurit kanë mbërritur në ambientet e spitalit rreth orës 4 e gjysmë. Më tej, ai shtoi se në gjendje të rëndë shëndetësore është një vajzë, e cila ka pësuar djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit. “Ishte situatë shumë emergjente, ishin 6 pacientë të dëmtuar...
Burimi:
gijotina.com