Zjarri në hotelin e Vlorës, flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

Zjarri në hotelin e Vlorës, flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë orët e para të mëngjesit të së dielës një hotel në Lungomare të Vlorës, duke lënë të plagosur shtatë persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00. Flakët dyshohet se kanë nisur në katin e parë të godinës, ku ndodhej një bar-restorant, dhe janë përhapur me shpejtësi në ambientet e gjithë godinës. Më pas, zjarri është ngjitur në katin e dytë, ku ndodheshin dhomat e hotelit. Të shtatë personat që ndodheshin në hotel kanë tentuar të largohen nga godina. Disa prej tyre, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, janë detyruar të hidhen nga ballkonet. Si pasojë, kanë pësuar fraktura, ndërsa të tjerë kanë marrë djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Një prej vajzave ka pësuar djegie të shumta në...