Zjarret/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive, flakët mbajnë në alarm disa zona të vendit
Dhjetë vatra zjarri vijojnë të mbeten aktive në territorin e vendit, ndërsa tre të tjera janë nën monitorim. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 43 vatra zjarri, sipas informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes. Situata më problematike paraqitet në disa zona malore, ku terreni i thyer dhe vështirësia e aksesit po e komplikojnë ndërhyrjen e forcave në terren. Zjarri në Gurë-Lurë, vijojnë të mbetet një nga vatrat më problematike. Në terren janë angazhuar 120 forca bashkiake, 20 efektivë të Policisë, 11 punonjës të ADZM-së, 15 efektivë të MZSH-së dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Operacioni po mbështetet nga dy avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve ka ndihmuar në ndalimin e avancimit të flakëve në drejtim të banesave. Aktualisht, sipas autoriteteve, nuk ka rrezik...
Burimi:
javanews.al